Më në fund! Silvinjo shkoi në Portugali për ta takuar, talenti i Shqipërisë lë pas dëmtimin e gjatë dhe u kthye sot në fushën e blertë

Adrian Bajrami është rikthyer në fushën e blertë në Portugali. Talenti i Shqipërisë kishte edhe një takim me trajnerin Silvinjo, teksa braziliani shkoi për ta takuar dhe për t’i treguar rëndësinë që ka te Kombëtarja.

Mbrojtësi i Benfikës B ishte dëmtuar që në datën 10 janar. Në media u raportua për një dëmtim më të rëndë që do ta mbante deri në 6 muaj jashtë fushës së blertë. Fatmirësisht, nuk ka rezultuar kështu. Adrian Bajrami ka luajtur për 90 minuta në fitoren e sotme të Benfikës B ndaj Oliverense në shifrat 2-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *