VIDEO/ Ibrahimoviç vendos rekord në Serinë A, por Udineze i prish mbrëmjen Milanit dhe i jep humbjen e befasishme

Zllatan Ibrahimoviç hyn në librin e historisë së Serisë A. Sulmuesi suedez ka vendosur rekord në elitën e futbollit italian. Në moshën 41-vjeçare, Ibrahimoviç bëhet lojtari më i vjetër që shënon në Serinë A. Shtatlarti i Milanit tundi rrjetën në minutën e 4-t të shtesës së pjesës së parë, kur shndërroi në gol një penallti kundër Udinezes.

Por bardhezinjtë i prishin mbrëmjen ekipit të Piolit. Vetëm dy minuta pas golit të Ibrahimoviçit, Beto i dërgoi shifrat në 2-1. Ndërkaq, në minutën e 70, Ehizibue vulos rezultatin përfundimtar në 3-1. Një humbje e befasishme për Milanin, që vështirëson ndjeshëm pozitat në garën për një vend në zonën Champions./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *