Nuk e braktisin as në transfertë dhe as në shtëpi, tifozët e Erzenit janë për t’u duartrokitur

Tifozët e Erzenit janë për t’u duartrokitur dhe meritojnë përgëzime për gjithë sezonin e tyre. Nëse në rastet e përgjithshme mbështetësit vijnë në bazë të rëndësisë së përballjes, kjo nuk ndodh te Erzeni.

Nuk ka rëndësi se kundër kujt luajnë djemtë e Kapllanit, nuk ka rëndësi nëse ndeshja luhet në shtëpi apo në transfertë, ata janë gjithmonë aty për të duartrokitur ekipin e tyre. Pritja e gjatë për t’u kthyer në Superiore i ka dhënë forcë dhe tani janë kthyer në lojtarin e 12 për ekipin që po bën një super sezon në kampionat, ashtu si edhe vetë tifozët. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *