Interi përgatitet për zëvendësuesin e Lukakut, kërkon Armando Brojën nga Chelsea

Pas Milanit dhe Napolit, tashmë edhe Interi është vënë pas Armando Brojës. Zikaltrit po mendojnë për sezonin e ardhshëm, ku mangësitë në repartin e avancuar do të jenë të dukshme. Lukaku do të rikthehet në radhët e Chelsea-t, ndërsa Dzeko ende nuk ka rinovuar kontratën e tij.

Për të zgjidhur problemet në majën e sulmit, Marotta dhe Ausilio kanë menduar për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi dhe pas rikthimit të tij në fushë hapësirat pritet të jenë të pakta. 21-vjeçari ka nevojë për minuta dhe Interi është i gatshëm t’ja japë.

“Calciomercato.it“ raporton se zikaltrit mendojnë huazimin e tij për një sezon, ku do të shohin edhe reagimin e sulmuesit pas dëmtimit të gjatë, si dhe përshtatjen e tij me skuadrën dhe kampionatin. Nëse gjithçka shkon si duket, atëherë klubi italian do të jetë i gatshëm të blejë kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e yllit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *