Gianni Infantino do të mbetet president i FIFA-s të paktën deri në vitin 2027. Zvicerani nuk kishte konkurrencë dhe në kongresin vjetor u zgjodh për një mandat tjetër, të tretë.
Infantino ka qenë njeriu më i rëndësishëm në FIFA që nga viti 2016. Tani dihet se sundimi i tij do të zgjasë të paktën deri në vitin 2027. Më pas do të jetë mundësia të aplikohet edhe për një mandat tjetër, deri në vitin 2031. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/