Dënimi shembullor vazhdon për Liridon Latifin, nuk do të luajë as në ndeshjen e Kupës me Partizanin

Vllaznia po vazhdon me dënimin shembullor për Liridon Latifin. Ky i fundit nuk pranoi vendimin e Mirel Josës për të hyrë nga stoli në fushën e blertë. Shkodranët kanë vendosur që ta lënë Latifin për pak kohë jashtë fushës së blertë.

Ndërkohë ishte Sinani që konfirmoi se sipas të gjitha gjasave, Latifi nuk do të jetë as në ndeshjen e nesërme kundër Partizanit për Kupën e Shqipërisë. “Ekipin nuk e bën një lojtar, por grupi”, ishte mesazhi i Josës kur u pyet mbi Latifin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *