Ermal Krasniqi po kalon periudhën më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme në Rumani, ku po kthehet në një protagonist kryesor për CFR Kluzhin. 24-vjeçari shënoi sot golin e tij të 4-t në kampionatin rumun. Një gol mjaft i rëndësishëm si për faktin që erdhi në një ndeshje derbi, ashtu edhe për mënyrën se si u realizua.
Krasniqi ka shënuar një gol spektakolar në derbin kundër Universitatea Kluzhit. Në minutën e 32-të, ish-lojtari i Ballkanit e dërgon topin në rrjetë me finte, duke dyfishuar shifrat e takimit. Krasniqi pati mundësinë të shënonte përsëri në minutat e fundit të ndeshjes, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Kluzhi arrit të fitonte derbin me rezultatin e thellë 4-0 dhe renditet i dyti në renditje, me një pikë më pak se Faruli kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ermal Krasniqi scored a backheel goal for CFR Cluj in the derby game against the local rivals Muieniversitatea Cluj. (Big derby in ??)@kosovanfooty_EN @kosovarfootball pic.twitter.com/Nohywe5wWj
— Rash Hour (@Pogvlad_) March 13, 2023