Ronaldo ka përmirësuar formën e tij, arriti të shënonte tetë gola në tre ndeshje në shkurt, por ishte i paefektshëm në dy ndeshjet e fundit. Performanca e tij ndaj konkurrentit më të madh për titull mund të jetë një shqetësim i veçantë.
Al Nassr priti Al Ittihad dhe humbi 0-1. Ndeshja u ndoq nga më shumë se 60 mijë shikues dhe atmosfera ishte vërtet spektakolare. Prej fillimit, miqtë ishin të “entuziazmuar” ndaj Ronaldos dhe jo rrallë nga tribuna dëgjoje: “Messi, Messi, Messi…”. Ishte një shenjë e qartë provokimi.
Ronaldo ishte mësuar me britma të ngjashme gjatë karrierës së tij, gjithmonë do të reagonte me qetësi, por këtë herë shpërtheu. Duket se portugezi nuk i duron dot më brohoritjet e publikut dhe ka humbur durimin rrugës për në dhomat e zhveshjes. I inatosur dhe i zhgënjyer dukshëm, Ronaldo ofendoi dhe para se të hynte në tunel, goditi edhe shishet e ujit. /Sport Ekspres/
????? ???? ??????? ???? ??? ???????? ???? ???? ???? ???? ????? ???????? ??????? pic.twitter.com/DR72aKSaJ0
— Messi Xtra (@M30Xtra) March 9, 2023