Trajneri rival nuk e mbajti dot të qeshurën! Ekipi i Ronaldos ishte duke humbur dhe arbitri akordon 12 minuta shtesë, Al Nassr përmbys ndeshjen

Al Nassr ka mposhtur me rezultatin 3-1 Ak Batin-in në një ndeshje që u vendos në minutat shtesë. Ekipi i Ronaldos ishte  duke humbur deri në fund të kohës së rregullt dhe gjyqtari katërt vendos të japë 12 minuta shtesë. Një numër ky që bëri edhe trajnerin kundërshtar të qeshte, duke lënë të nënkuptohej për një favorizim të Al Nassr-it.

Minutat shtesë kanë qenë të mjaftueshme për vendasit që të përmbysnin më pas sfidën. Ghareeb-i barazoi shifrat në minutën e 3-të shtesë, ndërsa më pas ishte Al Fatili i cili përmbysi rezultatin në 2-1 me golin e shënuar në minutën e 12 të kohës shtesë. Ndeshja vijoi edhe për disa minuta të tjera, duke i dhënë mundësinë Maranit të fiksonte rezultatin përfundimtar në shifrat 3-1. Al Nassr-i merr tre pikët e radhës në kampionat dhe udheheq tabelën e renditjes. Ndërkohë Al Batini vijon të mbetet në vendin e fundit me 6 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online