VIDEO/ Krasniqi është vendimtar në Rumani, shënon dhe fiton derbin mes shqiptarëve

CFR Kluzhi ka mposhtur me shifrat 2-1 UTA Aradin. Vendimtar në këtë takim ishte edhe Ermal Krasniqi, i cili po e gjen më së miri veten e tij në Rumani. Ish-futbollisti i Ballkanit ka fituar derbin e shqiptarëve me Bathën dhe Hoxhallarin, në një ndeshje ku gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Përballja u zhvillua që në minutën e 15 të takimit, kur Krasniqi tundi rrjetën me gjuajtje në hyrje të zonës. Topi përfundon në cepin e portës, ngjitur me shtyllën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Miqtë barazuan në minutën e 47 me anë të Rares Popit, ndërsa në të 62-tën Matiasi shënon golin e fitores për Kluzhin. Këta të fundit ndodhen në vendin e dytë në tabelën e renditjes, vetëm 2 pikë larg Farulit kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *