Anis Mehmeti është kthyer menjëherë në yllin e Bristol City-t, megjithëse iu bashkua ekipit në merkaton e dimrit. “Fantazisti” shqiptar po tregon klasin e tij edhe në Championship, ku ka tërhequr shpesh vëmendje me driblimet dhe pasimet e tij. Të gjithë prisnin ta shihnin në fushë përballë Manchester City-t mbrëmjen e sotme, por emri i tij nuk përfshihej në listën e Bristolit.
Arsyeja qendron në faktin se Mehmeti ka marrë pjesë më parë në FA Cup me fanellën e Wycombe Wanderers-it. Për këtë shkak, rregullorja nuk ia lejon që të luajë në këtë kompeticion pasi ka ndryshuar një herë skuadrën. Një mëkat për lojtarin shqiptar, që kishte shansin e jetës për të treguar potencialin e tij edhe kundër një prej klubeve më të mira të Premier League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/