Silvinjo ka dhënë një intervistë për një prej mediave të njohura në Brazil, “Estadao”, atje ku ka treguar aventurën e tij të re në Shqipëri. Pak minuta më vonë do të publikohet edhe rrëfimi i plotë i brazilianit në “Sport Ekspres”, por pikësëpari ndalemi te Superiores.
A do të vazhdojë Silvinjo dashurinë e lë në mes nga kontrata e mbyllur e Rejës? Italiani u pendua, shumë madje, duke i treguar kreut të FSHF, Dukës, se e kishte nënvlerësuar kampionatin tonë. Nga ana tjetër, Silvinjo, jeton në Shqipëri dhe e ndjek më tepër Superioren. Në një pjesë të intervistës për median braziliane trajneri u shpreh se ka piketuar 2-3 emra që mund të jenë pjesë e Kombëtares.
“Kemi bërë tre udhëtime gjatë kësaj kohe, dy ishin në Itali sepse kemi të paktën 7 lojtarë që luajnë atje. E ndjek edhe kampionatin e Superiores, janë 2-3 lojtarë të rinj me potencial për të qenë pjesë e Shqipërisë”, tha Sylvinjo që nuk zbulon emra. /Sport Ekspres/