Një situatë qesharake ka ndodhur në ndeshjen e djeshme të Conference League mes Gent dhe Qarabag. Kjo ndeshje u mbyll me shifrat 1-0, ndërsa në të parën ishte Qarabag që kishte fituar me po të njëjtat shifra. Ky takim përfundoi në ruletën ruse ku u vendos për ekipin që do të kalonte më tej. Pas ekzekutimeve të saktë të 11-metërshave të parë, portieri i Gent priti penalltinë e katërt të Qarabag.
Menjëherë pas kësaj sulmuesi i Gent, Orban, shkoi të festonte si i çmendur te tifozët duke menduar se ekipi i tij ishte kualifikuar. Por më pas kuptoi gafën që kishte bërë pasi Gent duhet të godiste saktësisht edhe penalltinë e pestë për të gjetur kualifikimin. Ishte vetëm çështje kohe pasi Gent nuk do të gabonte as në penalltinë e pestë duke lënë jashtë kështu Qarabag ku luan edhe Redon Xhixha që u aktivizua në këtë ndeshje gjatë periudhës së shtesës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? Gift Orban thought they won the penalty shootout at 4-3
My man started running towards the goal to celebrate whilst there was still a pen to be taken. Never seen this ? pic.twitter.com/tPT17D2S0E
— MrDoorey (@_MrDoorey) February 23, 2023