Kukësi-Partizani 1-0 Gjelbrim Taipi 22′
Kukësi ka arritur të marrë një fitore jetike ndaj Partizanit. Ishte një ndeshje ku të dyja ekipet i kërkonin me patjetër tre pikët, por në fund vendasit ia dolën me shifrat 1-0. Në fillim ishte Partizani që e nisi vrullshëm dhe po e rrezikonte së tepërmi Kukësin. Por në minutën e 22 Gjelbrim Taipi shënoi gol fantastik me rroveshatë. Ky realizim do të mbahet mend gjatë si një prej golave më të bukur të këtij sezoni në Superiore.
Më pas Kukësi arriti të menaxhonte ndeshjen ashtu siç duhej për të marrë tre pikët. Nga krahu tjetër, Egnatia ka fituar në transfertë me shifrat 2-3 ndaj Bylisit. Fillimisht ishte Lajthia që shënoi në të 47 për Bylisin. Por Damcevski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 54 dhe i dha një penallti Egnatias, nga ku Xhekson nuk do të gabonte. Më pas ishte Dëamena dhe Atanda që thelluan shifrat, ndërsa Trumci ngushtoi shifrat në të 87. /Sport Ekspres/
Kukesi: Tafas; Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca; Abdu, Delimidac; Basa Gj.Taipi, Peposhi; Barbosa Trajner: Rrahman Hallaçi
Partizani: Rexhepi; Preka, Telushi, Menich; Zuna, Matondo, Rrapaj, Atanaskoski; Hoti; Cara, Mba Trajner: Giovanni Colella.
LIVE, Bylis-Egnatia 2-3 Lajthia 47′, Trumci 87’/ Xhekson 56′, Dwamena 64′, Atanda 85′
Damcevski karton i kuq 54′
Bylis: Teqja, Trumçi, Zguro, Adili, Damcevski, Kaçorri, Lajthia, Maçolli, Perreira, Ruçi, Santos. Trajner: Naxhi Shensoi
Egnatia: Sherri; Malota, Atanda, Agbekpornu, Fangaj, Medeiros, Musta, Memolla, Zejnullai, Paulaskas, Santos, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova