E turpshme/ Azpilicueta po luftonte me jetën në fushë, Mudryk dhe Joao Felix luanin me top pak metra më tutje

Një sjellje e turpshme ka ardhur në ditën e djeshme nga dy lojtarë të Chelsea. Azpilicueta humbi ndjenjat për disa sekonda në fushë dhe i trembi të gjithë pas goditjes që mori nga kundërshtari në kokë.

Lojtarët e Chelsea dhe të Southampton ishin të tmerruar dhe thirrën menjëherë stafin mjekësor. E teksa këta të fundit po mundoheshin të stabilizonin gjendjen e Azpilicueta, nga ana tjetër Mudryk dhe Joao Felix nuk ishin aspak të shqetësuar për shokun e tyre të skuadras dhe po luanin me top për të nxehur muskujt pak metra më tej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *