Kastrioti-Tirana 0-1 Nikqi 100′
Vllaznia nuk ka arritur që të dalë me pikë maksimale në transfertën me Egnatian. Pavarësisht se pritej të shihnim gola në këtë takim, nisur nga cilësitë e lojtarëve në këto ekipe, në fund janë ndarë në barazimin pa gola.
Ndeshja mes Kastriotit dhe Tiranës u mbyll mes dramës 0-1. Në minutën e 100 të takimit pas shtesës prej 10 minutash pas shumë ndalesave të lojës, Nikqi shënoi me kokë në aksionin e fundit të Tiranës. Festa e madhe e bardhebluve dhe lojtarët e Kastriotit që u shtrinë në tokë si të kishin humbur një finale. Por vëmendjen në këtë takim e mori edhe kacafytja fizike e minutës së 78.
Cela ka dalë nga vetja duke kapur nga fyti Hasanin, për t’u ndëshkuar me të kuq. Në po të njëjtën ngjyrë ishte ndëshkimi edhe për Aleksin që u përfshi në turmën e madhe, megjithëse qëllimi i tij dukej për të ndarë futbollistët. /Sport Ekspres/
Kastrioti (4-3-3): Sali; Kodra, Stojanovic, Selmani, Rami; Onanuga, Karakaçi; Zogaj, Mehmeti, Greca; Reginaldo. Trajner: Emiljano Çela
Tirana (4-3-3): Bekaj; Haxhiu, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Lushkja; Hasani, Nikqi, Patrick. Trajner: Orges Shehi
Egnatia-Vllaznia 0-0
Egnatia (4-2-3-1): Sherri; Fangaj, Atanda, Malota, Musta; Agbekpornu, Mëllugja; Kasa, Fernando, Jackson; Dwamena. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç; Bulatoviç, Shehi, Gurishta, Kruja; Jonuzi, Alivoda, Marku; Latifi, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa