Te Interi kërkojnë ta rrisin Asllanin për të ardhmen, Inzagi bën çudinë e madhe dhe i jep vetëm 1 minutë në 3 ndeshjet e fundit

Kristjan Asllani po kalon një situatë të paradoksale te Interi. Mesfushori shqiptar u vesh zikaltër me qëllimin për të zëvendësuar Brozoviçin si dhe për t’u rritur gradualisht deri në momentin që të zërë vendin e titullarit. Por kur të gjithë presin që minutat për të sa vijnë e të shtohen, Inzagi bën çudinë e madhe.

Minutat e Asllanit në fushë kanë ardhur në zbritje, e madje në tre përballjet e fundit ka luajtur vetëm 1 minutë. Edhe mbrëmjen e sotme, në fitoren 3-1 kundër Udinezes, 20-vjeçari nuk është parapëlqyer nga Inzagi, duke e parë të gjithë ndeshjen nga stoli. Një vendim i pakuptueshëm nga trajneri i Interit, që ka ngjallur pakënaqësi edhe te tifozët zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *