“Ndeshja me Tiranën do të jetë e rëndësishme”! Fitoi me Kukësin, Martini: Gruda mund të jetë sulmuesi më i shpejt në Shqipëri

Teuta ka arritur të fitojë ndaj Kukësit me shifrat 1-0 në një ndeshje spektakolare. Shumë raste të shpërdoruara ka parë kjo ndeshje, një gol kopertinë dhe një penallti të humbur. Realizimi i vetëm ishte ai i Grudës që me një parabël mposhti Tafas në minutën e 24.

Barbosa kishte shansin ideal për të barazuar nga 11-metrat në fundin e pjesës së parë. Qirko do të kthehej edhe njëherë në hero duke i thënë “JO” golit. Në fund Teuta merr tre pikë me vlerë, ndërsa Kukësi shkon në vendin e parafundit të Superiores. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Martini: “Kishim shumë dëmtime sot, gjendje gripale dhe lojtarët që ishin në fushë kishin disa probleme. I komplimentoj djemtë për fitoren. Ndeshja kundër Tiranës do të jetë shumë e rëndësishme për ne, unë nuk dua të shoh larg, por që në këtë ndeshje. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë. Gruda? I di vetit e tij, mund të jetë sulmuesi më i shpejt në Shqipëri. Duhet të punoj më tepër, edhe pak me tepër stërvitje mund të arrij larg. Ka cilësi që pak lojtarë në Shqipëri i kanë”.

Hallaci: “Skuadra prodhoi futboll të mirë. U afruam shumë herë në portën kundërshtare. Më vjen keq për atë gol që pësuam. Jemi afruar në disa raste për të shënuar dhe ishim në ekuilibër gjatë gjithë kohë. Barbosa e mori penalltinë dhe dëshironte që të shënonte gol, për t’u zhbllokuar psikologjikisht. Më është bërë qejfi pasi doja ta shihja Barbosa duke shënuar. Kjo nuk ndodhi dhe sigurisht që ndikon psikologjikisht. Ishte e pafalshme për ne që të dilnim pa pikë nga këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *