Juventusi është larg nivelit që i takon dhe po has vështirësi në marrjen e rezultateve pozitive. Kriza e kampionatit është transferuar tashmë edhe në Europa League. Bardhezinjtë e kanë humbur busullën edhe në Europë, teksa sot kanë hedhur një hap fals kundër Nantes.
“Zonja e Vjetër“ mbërriti shumë shpejt te goli, duke shënuar që në minutën e 13 me anë të Vlahoviçit, por pa mundur të mbajë rezultatin të palëvizur deri në fund. Klubi francez ka befasuar Juventusin në shtëpinë e tij dhe i ka shënuar me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 60. Shifrat shkuan në 1-1 dhe të tilla mbetën deri në çastin kur arbitri i fryu tre herë bilbilit. Kualifikimi mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në Francë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Le magnifique but de Blas face à la Juve. Quelle action ??pic.twitter.com/lHhNWXRKRz
— FOOTBALL-TIME ? (@__Footballtime) February 16, 2023