Etrit Berisha është në një problem të madh në Itali. Portieri shqiptar e shprehu hapur pakënaqësinë për mungesën e aktivizimit te Torino. Situata arriti deri aty sa të niste edhe një zënkë me trajnerin Juric në stërvitje.
Portieri i Kombëtares priste që të transferohej në një tjetër ekip në merkaton e janarit, por kjo nuk ndodhi. Aktualisht Berisha është i përjashtuar nga Juric pasi stërvitet veçmas dhe nuk grumbullohet për ndeshjen e Torinos. Në Itali pyesin sesi do të zgjidhet ky problem pasi koha deri n merkaton e verës është e gjatë dhe Berisha rrezikon shumë. /Sport Ekspres/