Chelsea po kalon një moment të vështirë në Premier League. Presidenti i bluve të Londrës shpenzoi miliona euro në merkaton e dimrit, për të sjellë cilësi dhe freski në skuadër. Por duket se as milionat nuk i bëjnë punë, teksa Chelsea po prek fundin edhe në Champions League.
Ballafaqimi i tyre i parë në fazën e 1/8-ve të Champins kundër Dortmundit përfundoi me fitoren e verdhezinjve. Skuadra gjermane ka marrë një fitore të ngushtë 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të, kur Karim Adeyemi merr topin që nga mesfusha dhe shmang bukur mbrojtësin dhe portierin e Chelsea-t për të tundur më pas rrjetën. Ndërkohë në krahun tjetër, Benfica ka fituar me rezultatin 0-2 kundër Klub Brugge-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
KARIM ADEYEMI COAST TO COAST!!!!!pic.twitter.com/2gSchoVURw
— Football Report (@FootballReprt) February 15, 2023