“Shën Valentini” festohet ndryshe për të dashuruarit pas futbollit. Mbrëmjen e sotme rikthehet emocionet e forta të Champions League-s. Kompeticioni ka hyrë në fazën më të bukur të tij, teksa skaudrat përplasen në ndeshje me eliminim direkt. Dy sfida që premtojnë spektakël dhe argëtim janë programuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00.
Milani do të përballet me Tottenham-in në “San Siro”, ku do të kërkojë të hedhë një hap të sigurt drejt çerekfinales dhe të lërë pas ecurinë negative në kampionat. Tifozët e kuqezinjve janë të shumtë në Shqipëri dhe prej kohësh u mungon një pjesëmarrje në këtë fazë të Champions League-s.
Ndërkohë në Paris, në “Parkun e Princave” do të zërë vend një duel titanësh. PSG pret Bayern Munich-un në takimin që do të nisë në orën 21:00. Një finale e parakohshme që shorti e solli që në fazën e 1/16-ve. Mesi, Mbapeja, Nejmari dhe yjet e tjerë të PSG-së kërkojnë me ngulm që të marrin për herë të parë në historinë e klubit trofeun në duart e tyre, por pengesa e parë është një ekip tradite si Bayern-i, që përpos lojtarëve që ka në përbërjë, ka me vete një emër me peshë dhe një histori të lavdishme në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/