Juventusi po vuan në këtë sezon dhe ky është rezultat i mashtrimit në lidhje me fryrjen e çmimeve për lojtarët gjatë transferimeve dhe fshehjes së pagesave gjatë pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu ekziston mundësia që Juventusi të përballet me një dënim edhe më të madh.
Në sfondin e këtyre ngjarjeve dalin në dritë fakte të reja dhe zbulimet e fundit janë regjistrimet me pjesëmarrjen e drejtorit Federico Cherubini. “Lojtarët tanë më të këqij fitojnë 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa më të mirët në Atalanta, Zapata. Ne do të blinim një qen dhe do t’i jepnim 3.5 milionë euro”, tha ai në një intervistë telefonike në deklaratën që bëri jo pak bujë. /Sport Ekspres/