“Vllaznia duhet ta ndajë shapin nga sheqeri ndaj Tiranës”! Gilman Lika flet edhe për Bekim Balajn: Uroj t’i shënojë bardhebluve golin e parë

Superiorja do të kthehet në këtë fundjavë dhe ndeshja që tërheq më tepër vëmendje është klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës. Për të folur mbi këtë takim, i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari ishte Gilman Lika. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës ka dhënë përshtypjen e tij mbi takimin dhe e quan si një finale për shkodranët.

“Kjo ndeshje është klasike e futbollit shqiptar dhe historikisht ka qenë një nga më të bukurat e kampionatit. Pavarësisht renditjes dhe vendeve ku kanë qenë ekipet, ka prodhuar emocione. Tiranën e shoh më komode dhe besoj se vjen për dy rezultate në Shkodër. Vllaznia e ka këtë ndeshje për të ndarë shapin nga sheqiri. Duhet me patjetër që të fitojnë.

Ndeshjet në transfertë kanë qenë problemi i madh për Vllazninë. Ekipi ka pasur edhe mungesa të shumta që e kanë penalizuar. Bekim Balaj? Të gjithë e njohim këtë lojtar, por Bekimi ka pasur impakt pozitiv te ekipi. Ka rritur anën psikologjike te skuadra pasi është lojtar i Kombëtares.

Nuk duhet të lihen të gjitha gjërat në dorën e Bekimit. Uroj që të shënojë ndaj Tiranës dhe të hapet sërish kampionati. Superiorja ka pasur rritje dhe nuk është e lehtë që të përshtatesh. I duhet pak kohë sa të ambientohet”, tha Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *