“Në Shqipëri e quanim lojtar shumë të mirë”, Bulku tregon Redon Xhixhën në Azerbajxhan: Do të vazhdojë me golat te Qarabag si me Tiranën

Ervin Bulku ka komentuar Redon Xhixhën në Azerbajxhan. Ish-lojtari i Tiranës zgjodhi të merrte një hap të rëndësishëm për karrierën e tij duke firmosur te Qarabag. Dy ndeshjet e para janë zhvilluar dhe paraqitjet ishin pozitive, megjithëse mungon ende goli. Në një prononcim për “Sportal.az”, Bulku është i sigurt se nëse do të vijë ambientimi, Xhixha do të gjejë rrjetën ashtu si edhe me Tiranën.

“Redon Xhixha konsiderohej si një lojtar shumë i mirë në Shqipëri. Ai ka luajtur dy ndeshje dhe do ta tregojë veten e tij në mënyrën më të mirë. Do të luajë më mirë me kohë. Qarabag e ndoqi prej shumë kohësh dhe në fund vendosën ta transferojnë. Xhixha shënoi shumë gola për Tiranën. Nëse arrin përshtatjen dhe ambientimin, do të vazhdojë golat edhe te Qarabag”, tha Bulku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *