Ideja e krijimit të Super League-s u zhduk asnjëherë nga mendja e drejtuesëve të Juventusit, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Plani fillestar u kundërshtua ashpër nga UEFA, por edhe nga tifozët në mbarë botën. Megjithatë, klubet e mëdha të Europës nuk kanë hequr dorë nga projekti i tyre.
Sipas raportimeve të fundit, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona kanë nxjerrë një propozim të ri për Super League-n, me të cilën kërkojnë të zëvendësojnë Champions League-n. Më shumë se 50 klube janë kontaktuar për t’i bindur të bëhen pjesë e kësaj ideje.
Në propozimin e ri janë vendosur disa ndryshime nga plani fillestar i Super League-s. Kështu, kompeticioni parashikohet të ketë 60-80 ekipe dhe skuadrat do të luajnë vetëm 14 ndeshje gjatë sezonit. Klubet do të jenë të ndara në divizione të ndryshme dhe asnjë ekip nuk do të jetë i përhershëm, ndryshe nga propozimi i parë. Gjithashtu klubet do të mund të vazhdojnë të luajnë rregullisht në kampionatet e tyre respektive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/