Sot ose kurrë! Etrit Berisha ka edhe 3 orë kohë për Turqinë, po i rrezikohet karriera te Torino pas sherrit me trajnerin

Karriera e Etrit Berishës po rrezikohet jo pak te Torino. Ivan Juric nuk i ka besuar asnjë minutë këtë sezon dhe portieri shqiptar ka shfryrë me sherrin e nisur me trajnerin në stërvitje.

Për këtë arsye Juric nuk po e grumbullon në këto takime të fundit të Torinos. Pista e Anglisë te Southampton u hodh poshtë dhe sot Berisha luan shansin e fundit.

Gardiani i Kombëtares u përfol shumë për t’u transferuar në Turqi. Merkato dimërore mbylle sot në 12 të mbrëmjes në Turqi dhe për këtë arsye mund të quhen orët vendimtare të karrierës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *