“Vetëm Messi ia pasonte topin, të tjerët nuk e bënin“, Koeman tregon përulësinë e argjentinasit: Ia dalloi menjëherë cilësitë

Ronald Koeman ka folur sërish për periudhën e tij te Barcelona, ku ka treguar edhe një histori se çfarë lojtari i përulur është Lionel Messi. Trajneri holandez ka thënë se ishte argjentinasi që e dalloi menjëherë talentin e Pedrit dhe i pasonte shpesh herë topin për ta përfshirë në lojë, ndërsa lojtarët e tjerë nuk e bënin një gjë të tillë.

“Kur erdhi Pedri, e dija se ai do të bëhej shumë i mirë. Dhe ishte Messi ai që e pa këtë menjëherë. Ai është i përulur dhe i jepte Pedrit topin ndërsa lojtarët e tjerë nuk e bënin“, ka treguar Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *