“Si të mësosh të luash kur mban 15 kapele dhe streçe”? Trajneri që mposhti Arsenalin në Premier League: Nuk stërvitesh me çorape të bardha

Sean Dyche mori drejtimin e Evertonit pas largimit të Lampardit, ndërsa javën e shkuar siguroi fitoren e parë. Tre pikët marrin një vlerë shtesë, teksa përpos faktit se e ndihmojnë për të dalë nga zona e ftohtë e tablesës, erdhën kundër ekipit më në formë të Premier League-s këtë sezon, Arsenalit. I pyetur nga “BT Sports” për mënyrën se si i përgatit ndeshjet, Dyche ka treguar çfarë i ka bërë përshtypje në stërvitje.

“Stërvitesh për të mësuar se si të luash. Si mund të stërvitesh për të mësuar se si të luash nëse ke vënë 14 shaje 15 kapele dhe streçe, asnjë mbrojtëse të këmbëve, çorape të bardha. Nuk ka kuptim”, ka thënë Sean Dyche./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *