Dita e sotme ka qenë një ditë zie për Turqinë. Një tërmet i fuqishëm goditi juglindjen e shtetit turk, duke shkaktuar me mijëra viktima dhe të tjerë të plagosur rëndë. Një prej tyre është edhe Baris Basdas-i. Futbollisti turk ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Basdas-i përjetoi një dramë të vërtetë në orët e para të mëngjesit, teksa sapo ndjeu lëkundjet e tokës, u hodh menjëherë nga kati i dytë i pallatit për të shpëtuar jetën e tij. Por “Bild”-i raporton se gjatë çastit të rënies, 33-vjeçari është ka dëmtuar rëndë këmbët e tij dhe është dërguar më pas në qendrën spitalore, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Ndoshta tashmë karriera e tij mund të konsiderohet përfundimisht e mbyllur, pavarësisht se në momente të tilla, çdo gjë kalon në plan të dytë përpara dëshirës për të jetuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/