“Më vjen për të qeshur, por është kështu“, Alegri ndërron objektivin: Duam mbijetesën

Juventusi e gjen veten në një pozicion të vështirë në tabelën e renditjes. Objektivi i bardhezinjve ka ndryshuar tërësisht pas marrjes së dënimit të heqjes së 15 pikëve dhe tashmë do të japin gjithçka për… mbijetesën. Është vetë Alegri ai që e konfirmon këtë objektiv. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salernitanës, trajneri i Juventusit është shprehur se i duhet të grumbullojë 40 pikë për të qendruar në Serinë A edhe sezonin pasardhës.

“Fakti është që ne kemi 23 pikë. Duhet të arrijmë 40 pikë, të cilat janë ato të mbijetesës. Më vjen për të qeshur, por kështu është. Objektivi i parë është të mundim këdo që na del përpara”, ka deklaruar ndër të tjera Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *