“Babai nuk është më tifoz i Partizanit, por i Tiranës”! Përgjoni tregon si u kthye portier për të zëvendësuar Bekajn: Mu duk e çuditshme kur vesha dorezat

Një rast i rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Tiranës. Ky takim ka përfunduar me shifrat 1-2. Fillimisht ishte Përgjoni që shënoi në minutën e parë me një kthesë të bukur brenda zonës. Më pas do të vinte barazimi në minutën e 10 me Dëamena.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 66 me Hasanin nga penallti. Kacbufi do të hiqte një gol të sigurt dhe nga goditja e këndit, po i njëjti lojtar i Egnatias e kapi topin me dorë duke i dhuruar penallti bardhebluve.

Në fund kishte vend edhe për një rast të rrallë. Visar Bekaj u dëmtua rëndë dhe duhej të dilte nga fusha e blertë në minutën e 90. Për shkak se Tirana nuk mund të kryente më zëvendësime, për 10 minuta ngelën me 10 lojtarë dhe Përgjoni do të merrte vendin e Bekajt si portier. Në detyrën e tij ia doli më së miri pasi devijoi një top të rrezikshëm që po shkonte drejt rrjetës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Përgjoni: “Jam i lumtur për fitoren dhe për golin. Duhet të vazhdojmë kështu se është rrugë e gjatë përpara. Ishte hera e parë që hyra si portier. Kur mora dorezat për të veshur mu duk e çuditshme, por duhet ta provoj më shumë këtë pjesën e portierit. Është përgjegjësi e madhe të luash për fanellën e Tiranës. Babai është kthyer nga tifoz i Partizanit në të Tiranës, është kthyer për djalin e tij”.

Orges Shehi: “Ishte një fitore e rëndësishme ndaj Egnatias që ka shumë lojtarë cilësor. Kemi vuajtur në fund dhe kemi luajtur pa portier, për këtë arsye kjo fitore merr më shumë vlera. E ndërruam skemën për shkak të mungesave tona dhe mënyrës sesi luante kundërshtari. U mundova që t’ia ngulisja në kokë lojtarëve se ky ishte model fitues. Mesfusha është zemra e ekipit tonë, pjesa më e rëndësishme. Punën po na e bëjnë më të lehtë. Është fitore që na jep besim. Këta lojtarë po tregojnë se kanë shpirt kampioni. Bekaj është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë mjekimit në fushë i kishte humbur kujtesa Bekajt, por tani i është rikthyer, madje e kujton edhe atë golin që pësoi. Po kërkonte edhe Aleksi që të hynte si portier në vendin e Bekajt, por me 1.20 që është, kurrsesi nuk mund të futej. Vendosëm për Përgjonin pasi edhe në stërvitje e kemi parë që në disa momente shfaqet mirë edhe në mbrojtjen e portës”.

Tetova: “Ndeshja nisi keq për ne. Pësuam gol që në minutën e parë dhe kjo ndikoi në 15 minutat e para. Më pas e morëm lojën në kontroll. Në pjesën e dytë u dënuam nga një goditje standarte. Lojtarët ishin të gjithë në markim, nuk e di sesi doli i lirë Behiratce. Të gjithë lojtarët kishin detyrat e tyre, por do ta shohim në analizë. Nuk ndikoi arbitri sot, por loja efektive ishte shumë e pakët. Të vjen shumë keq që të luash kaq mirë dhe të ndëshkohesh nga goditjet standarte”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online