Cristiano Ronaldo shënoi sot golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me Al Nassr-in. 5 herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, për të barazuar 2-2 kundër Al Fateh-ut.
Al Nassr-i po përjeton një ecuri jo pozitive që nga momenti kur Ronaldo i është bashkuar skuadrës dhe shpjegimin për këtë fakt e jep Luiz Gustavo. Futbollisti i verdhebluve është shprehur se me ardhjen e yllit portugez në ekip, kundërshtarët japin 200% nga vetja e tyre, duke e bërë më të vështirë fitoren.
“Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos kundërshtarët tanë po japin 200%-shin e tyre. Cristiano Ronaldo ka lindur për të luajtur nën presion dhe prania e tij na ndihmon shumë”, ka deklaruar Luiz Gustavo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/