Juventusi u kthye te fitorja dhe u kualifikua në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë mundën Lacion me shifrat 1-0 falë golit të Bremer.
Në minutën e 78 do të aktivizohej edhe Di Maria që u kthye protagonist në fundin e takimit. Kur pritej vërshëllima e arbitrit, Di Maria gaboi në një rast sulmi të Juventusit.
Menjëherë nisën ulërimat e Allegrit që nuk mund të përmbahej dhe doli nga stadiumi. Në konferencën për shtyp trajneri i Juventusit u shpreh se ishte minuta e fundit dhe Di Maria duhej ta mbante topin për të fituar kohë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/