Situata e çuditshme ndodh te Sporting-Braga! Lojtari nuk ia la penalltinë shokut të ekipit, nisin ta vërshëllejnë tifozët e tij (VIDEO)

Një situatë qesharake dhe e çuditshme ka ndodhur në kampionatin portugez gjatë ndeshjes Sporting-Braga. Sporting e mposhti Bragën 5-0 dhe Pedro Goncalves, futbollisti vendas, u vërshëllye nga tifozët e klubit të tij. Ndeshja ishte në shifrat 4-0 dhe arbitri do të akordonte penallti për Sportingun.

Topin e mori Pedro Goncalvez për ekzekutim, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Tifozët kërkonin që Ricardo Esgaio të merrte shansin për të tundur rrjetën dhe lojtari iu afrua Goncalvez, por ky i fundit e refuzoi. Menjëherë pas kësaj nisën edhe vërshëllimat e tifozëve në stadium që shkuan për lojtarin kryesor të ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online