Kupa e Shqipërisë/ Egnatia “bën me zemër” tifozët ndaj Skënderbeut! Lushkja shënon te Tirana, Partizani dhe Kukësi shkatërrojnë rivalët

Në ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Egnatia ka “bërë me zemër” tifozët pasi është kualifikuar vetëm në saj të fitores së parë ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0. Këtë herë djemtë e Tetovës kanë barazuar me rezultatin 1-1 me korçarët, ndërsa në ndeshjen e parë si trajneri i Egnatias ishte Duro.

Te Tirana ka shënuar Regi Lushkjan në fitoren 1-0 me Lushnjen. Partizani ka mundur 3-0 Korabin dhe Kukësi ka shkatërruar Apoloninë me shifrat 5-0 për të vazhduar më tej. Këtyre ekipeve të kualifikuara i bashkohet Laci që ka mundur Tomorin 2-1, por edhe Kastrioti që pavarësisht barazimit pa gola, kishte fituar 3-1 ndaj Dinamos në takimin e parë. /Sport Ekspres/

LAÇI-TOMORI 2-1 Murta 83’/ Biba 61′, Lamce 90′

KUKËSI-APOLONIA 5-0 Peposhi 18′, Barbosa 50′, Domi 64′, 82′, Berisha 68′

EGNATIA-SKËNDERBEU 1-1 Agbekpornu a,g 45’/ Fernandos 54′

TIRANA-LUSHNJA 1-0 Lushkja 59′

PARTIZANI-KORABI 3-0 Sota 37′, Da Silva 42′, Hoti 62′

KASTRIOTI-DINAMO 0-0

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *