Ergys Kaçe po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar nuk po arrin të jetë titullar fiks në sezonet e fundit, duke bërë që të ndërrojë shpesh skuadra. Pas Partizanit dhe Veria-s, 29-vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit me Panaevezys-in. Përvoja e tij në Lituani nuk shkoi ashtu siç pritej për të, pasi regjistroi vetëm 6 paraqitje, gjatë së cilave ka shënuar edhe një gol. Pas 4 muajve bashkëpunim, palët kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Kaçe është kthyer përsëri në Greqi. Lojtari është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme në radhët e Volosit. Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Volos aktualisht renditet në vendin e 6 të kampionatit elitar grek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/