Polinia rrezikon të mbetet në të njëjtën situatë që u ndodh Shqipëria thuajse një vit më parë, kur u ndeshën në “Air Albania”. Mediat polake njoftojnë se pas Szymanski-t, një tjetër lojtar mund të mos jetë i gatshëm për Santosin në dy ndeshjet e muajit mars.
Bëhet fjalë për Arkadiusz Milikun. Sulmuesi aktivizohet te Juventusi dhe po zhvillon një sezon mjaft të mirë me bardhezinjtë. Por një dëmtim i pësuar së fundmi ka bërë që të vihet në dyshim edhe prania e tij për ndeshjen hapëse të kualifikueseve për Euro 2024 kundër Shqipërisë, si dhe për atë ndaj Republikës Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/