Nedim Bajrami ka firmosur me Sasuolon dhe e ka mbyllur aventurën e tij me Empolin. Drejtori sportiv i këtyre të fundit, Pitero Accardi, ka treguar sesi u zhvillua merkato në orët e fundit. Mesfushori shqiptar priste prej kohësh të largohej nga ekipi dhe për këtë arsye nuk mund të pengohej.
“Nuk kemi pasur nevoja të veçanta gjatë kësaj merkato, në fakt siç e keni parë ka qenë mjaft i qetë deri në 24 orët e fundit. Shitja e Bajramit lindi në 48 orët e fundit dhe vendosëm ta largojmë. Pas vitit të kaluar, perspektivat e tij ishin të ndryshme, por në verë nuk kishte kushtet e duhura për ta shitur, menduam se ishte mbyllja e duhur për një djalë që ka dhënë kaq shumë, i urojmë fat të mirë”, tha Accardi. /Sport Ekspres/