Bledi Shkëmbi ishte i ftuar në emisionin “Sport News” që transmetohet në “News 24”. Trajneri ka analizuar Superioren deri tani, por është ndalur edhe te transferimi historik i futbollit shqiptar, Skuka. Ky i fundit nuk preferohej nga Shkëmbi te Dinamo, ndërsa shpërtheu te Partizani dhe u shit për 1.4 milionë euro te Metz. Si e sheh trajneri të gjithën këtë situatë?
“Nuk bëra ndonjë gabim të madh me Skukën, ishte një moment JO për të te Dinamo. Nuk e besoja se do të shitej kaq shumë, se unë nuk shikoj individin, por grupin. Kam ende kontakte dhe bisedoj me Skukën. Pavarësisht se në Shqipëri kur ndodh diçka të gjithë heqin dorë, unë kam mbajtur përgjegjësitë e mia deri ku isha unë gabim. Por Skuka nuk iku nga mua, janë të tjerë që duhet të përgjigjen”, tha Shkëmbi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/