Rrëfimi tronditës i ish-presidentit të Barcelonës: Më dhanë prezervativ dhe vazelinë në burg, më vonë e kuptova arsyen…

Rosell u bë president i Barcelonës në vitin 2010, duke zëvendësuar Joan Laporta dhe qëndroi në atë pozicion për katër vjet. Mirëpo, pas largimit të tij nga klubi, ndaj tij dolën shumë akuza.

Pas gjyqit, Rosell u dënua me dy vjet burg për pastrim parash dhe përfundoi pas hekurave në 2017.

Rosell vuajti dënimin e tij të plotë, dhe kaloi kohë në burgjet në Madrid dhe Barcelonë. Pasi u lirua, vendosi të flasë publikisht për atë që ka përjetuar në ato burgje dhe çfarë traume ka kaluar.

Ai tregoi se në burg merrte vazhdimisht kërcnim.e të ndryshme dhe se donin ta rrih.nin, por çdo herë dikush i dilte në mbrojtje.

“Më kërcn.uan shumë herë, por shokët e qelisë më shpëtuan dhe më mbrojtën. Ata donin të më rri.hnin disa herë. Herën e parë në Madrid sepse një nga të burgosurit e shqetësonte fakti që isha katalanas dhe herën e dytë sepse isha presidenti i Barcelonës, por të dyja herët më mbrojtën dhe nuk kërkuan asgjë në këmbim. 

Në Barcelonë, në burg, u miqësova me një njeri që ishte ‘mbreti i ciganëve’. Një i tij më foli keq një herë dhe “mbreti” i tha vetëm katër fjalë dhe më pas gjithçka mori fund. 

Në Madrid më mbronin më së shumti kolumbianët. Në burg ndodhnin incidente të përditshme. Më kujtohet një herë kur njëri prej tyre mori një thi.kë dhe ia futi në dorë një tjetri sepse i kishte borxh Coca-Cola”.

Rosell nuk e fsheh se ato dy vite ishin më të vështirat në jetën e tij dhe se qante në qeli për gjithçka që po i ndodhte.

“Nuk mbaj mend në jetën time që të kem qarë më parë, por e kam bërë shpesh në burg. Do të ndihesha më mirë më vonë. Kanë qenë momente të ndryshme dhe disa edhe të bukura. Mëson shumë për jetën kur përfundon në të tilla një vend”, thotë ish-presidenti i Barcelonës.

Rosell deklaroi se ishte i tronditur kur i dhanë katër prezervativë dhe vazelinë në hyrje të burgut, por më vonë e kuptoi pse po e bënin këtë.

“Po, është e vërtetë që e merr kur futesh në burg. Nuk të kërkon njeri, ta japin në hyrje. Nuk e kuptova pse, por më vonë kuptova gjithçka. Ka shumë akte homose.ksuale në burgje edhe nga njerëz që nuk janë homosek.sualë”, shtoi Rosell. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *