Milaim Rama ishte lojtari i parë shqiptar që ka luajtur për Zvicrën. Në vitin 1993 do të largohej nga Kosova drejt Zvicrës si adoleshent. Babai i tij kishte disa vite që jetonte në Zvicër dhe më pas tërhoqi edhe familjen. Deri në atë kohë, Rama kishte luajtur vetëm “futbollin e rrugës”.
Hapat do të nisnin nga divizioni i pestë në Zvicër për të mbërritur te një ftesë e Kombëtares. Si për ironi e fatit, ndeshja e parë e Milaimit si lojtar i helvetëve do të ishte ndaj Shqipërisë në Gjenevë. “E kujtoj mirë atë ditë. Kisha emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, tha Rama në “Fol Shqip Show”. /Sport Ekspres/