Napoli është shumë pranë fitimit të titullit kampion në Serinë A. Kjo skuadër po përfiton edhe nga gabimet e kundërshtarëve të saj duke krijuar diferencë të frikshme. Aktualisht ekipi gjendet 13 pikë përpara vendit të dytë, Interit.
Në ndeshjen e sotme kishte jo pak shpresë edhe për një ndalje të Napolit pasi luante me Romën e Murinjos. Nuk ndodhi kështu, pavarësisht se nuk ishte aspak e lehtë fitorja. Osimhen shënoi në pjesën e parë dhe El Sharaëy do të barazonte shifrat. Në minutën e 87 ishte Simeone që i dha goditjen e fundit Romës për ta mbyllur ndeshjen në 2-1. /Sport Ekspres/