Daniel Alves e mbylli karrierën e tij futbollistike në mënyrën më të keqe të mundshme. Futbollisti legjendar akuzohej për përdhuni.min e një vajze 23-vjeçare, që dyshohet se ka ndodhur më 30 nëntor.
Mediat arritën të zbulonin se Alves ka në dispozicion një kartë 100 euro në baza javore dhe zbuluan se çfarë kishte blerë në tregun e burgjeve.
Të burgosurit e marrin këtë kartë nga familjarët dhe miqtë të cilët u paguajnë para për t’ua lehtësuar jetën më të dashurve pas hekurave. Alves ka shpenzuar vetëm 17.33 euro dhe lista e gjërave që ka blerë duket mjaft interesante.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti 39-vjeçar ka “blerë” gjashtë jogurtë që kushtojnë 50 cent, katër kanaçe ton (88 cent secili), shampo (2,42 euro), deodorant (2,39 euro) dhe katër pije energjike. (1.5 euro secila).
Alves kishte mundësinë e përfitimeve shtesë në burg, të tilla si shikimi i televizionit ose trajnimi i pakufizuar, por braziliani vendosi të hiqte dorë nga këto gjëra sepse nuk dëshiron të dëgjojë se çfarë po ndodh dhe flitet për të jashtë burgut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/