“Më të mirët e vitit 2022“/ Silvinjo i dorëzon Shehit trofeun “Trajneri më i mirë”, kreu i Tiranës vlerëson konkurentët: Duros dhe Josës i thërras ende mister

Në pallatin e Teatrit, Operas dhe Baletit është duke e zhvilluar mbrëmja gala e organizuar nga FSHF-ja, “Më të mirët e vitit 2022“. Orges Shehi është përzgjedhur “Trajneri i vitit 2022”, duke dalë fitues mes alternativave si Shpëtim Duro dhe Mirel Josa. Çmimi është dhënë nga trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili është shprehur:

“Kënaqësi e madhe të jem këtu. Një nga pasionet e mia është futbolli dhe e di që të gjithë këtu ndani të njëjtin pasion. Është shumë shpejt. Në futboll nuk bëhet asgjë vetëm. Jam këtu me stafin tim, me Zabaletën dhe me Federatën. Dua të falenderon presidentin dhe të bëjmë të gjitha ndryshimet që nevojiten“.

Shehi nuk e ka fshehur kënaqësinë e fitimit të këtij trofeu të rëndësishëm individual. Megjithatë nuk lë pa vlerësuar edhe Mirel Josën me Shpëtim Duron, të cilët i ka pasur trajnerë në karrierën e tij.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për këtë trofe për dy arsye. E para, që isha midis dy trajnerëve të mi. Edhe pse jemi kolegë, unë i thërras ende ‘mister‘ atyre. Këtë çmim, edhe pse është individual, do të doja ta ndaja me stafin tim“, është shprehur Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *