FSHF ka menduar që të organizojë një mbrëmje gala për të vlerësuar sportistët më të mirë të vitit 2022. Një natë e veçantë ku do të vlerësohen më të mirët, që nga lojtarët e trajnerët, pa harruar edhe gjyqtarët, që kanë po ashtu një rol të rëndësishëm dhe thelbësor në fushën e blertë.
Çmimi i parë që u dhurua në këtë event i përkiste kategorisë së femrave. Rosela Vasa mori në duart e saj trofeun e “Talenti i vitit 2022”, duke fituar kështu konkurencën me Xhesika Ndojin dhe Gelda Kadiolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/