VIDEO/ Atletico Madrid akuzon arbitrin se i dha fitoren Real Madrid, Simeone ia thotë gjyqtarit: A të ka bërë gjë Morata? Ma thuaj dhe nuk e fus më…

Real Madridi ka fituar në kohën shtesë kundër Atletiko Madrid në shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për “Copa del Rey”. Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, thekson se gjyqtarët kanë pasur shumë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Kjo vlen veçanërisht për momentin në minutën e 70-të kur Ceballos ndërhyri keq ndaj Lemar. “Ishte një detaj vendimtar dhe kaloi pa u vënë re. Ne jemi të dëmtuar përsëri dhe askush nuk kujdeset,” tha Simeone.

Ceballos kishte një karton të verdhë dhe do të duhej të largohej nga fusha nëse arbitri do t’i kishte treguar më shumë kujdes. ”Nëse Savi? del me karton të kuq, Ceballos duhej të kishte dalë gjithashtu. Por ne jemi mësuar me këtë, asgjë e re. Luftuam deri në fund, na prenë sërish”, tha portieri i Atleticos, Jan Oblak.

Por Simeone është shprehur se gjyqtari nuk dha shumë faulle ndaj Moratas. “E pyeta arbitrin nëse kishte probleme personale me Moratan. Ai nuk dha disa faulle për të, si edhe në San Sebastian, jo shumë kohë më parë. Më tha se Morata e tepron. Le të më thotë nëse ka diçka me të dhe nuk do ta fus në fushë herën tjetër”, tha Simeone. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *