Klubi i bën dhuratë Kristiano Ronaldos orën që vlen 700 mijë euro, përfaqëson edhe fenë islame

Ronaldo do të jetojë në Riad, por ndryshe nga jeta në Europë, do të jetë i përkëdhelur në çdo mënyrë. Portugezi ka një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh, ndërsa sauditët bëjnë të pamundurën për të kënaqur yllin e tyre më të madh, ndaj së fundmi i kanë dhuruar një orë të shtrenjtë.

Ronaldo ka marrë dhuratë një orë Jacob & Co, është një orë e specializuar me vlerë rreth 700 mijë euro. Ora e re e Ronaldos tregon shumë për vendin e tij të ri, sepse është jeshile, me të njëjtën ngjyrë si flamuri saudit dhe kjo ngjyrë përfaqëson edhe fenë islame. Ora është prej ari të bardhë 18 karat, dhe dimensionet e saj janë 47 mm x 15.85 mm, kështu që futbollisti më i njohur i sotëm praktikisht nuk e ndjen atë në dorë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *