“Futbolli shqiptar ka nivel të lartë dhe është profesionist”! Flet ish-sulmuesi i Levantes: Dua të fitoj titullin kampion me Egnatian

Një ndeshje me ritëm të lartë ishte ajo mes Teutës dhe Egnatias e mbyllur në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesi të Levantes, Dëamena. Ky i fundit gjeti golin në minutën e 51, i pari në Superiore.

Kallaku do të barazonte në të 69 me penallti për shkak të një gabimi fëmijnor të Malotës. Shumë raste të shpërdoruara nga të dy ekipet, veçanërisht nga durrsakët që krijuan shumë mundësi në minutat e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Dëamena: “Falenderoj Zotin për këtë gol që shënova dhe skuadrën që më ndihmoi. Jam i kënaqur për golin që shënova, por më vjen keq që nuk fituam. Futbolli shqiptar është i vështirë, është futboll i nivelit të lartë dhe shumë profesional. Unë zgjodha këtë sfidë të re për karrierën time. Unë do të luftoj për ekipin që të arrij në Europa League ose të fitojë titullin kampion.

Martini: “Duhej ta kishim fituar ndeshjen. Ekipi luajti më mirë se unë e prisja, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje në tre ditë. Jam shumë i kënaqur nga djemtë sot. Merkato? Nuk e kemi luksin që të marrim një lojtar dhe ta lëmë në stol, duhet të matemi shumë. Nuk e prisja që të pësonim gol me një goditje standarte, kishim punuar shumë për këtë pjesë. Egnatia futi gjithë ekipin e dytë në Kupë dhe për këtë arsye e kisha frikë ndeshjen e sotme”.

Shpëtim Duro: “Jam i mërzitur. E dija se ishte ndeshje e vështirë me Teutën që ka rritje në takimet e fundit. Barazimi mund të ishte i pranueshëm para ndeshjes, por siç u zhvillua takimi, duhej të kishim fituar. Kemi qenë vetëm ne në lojë për 90 minuta, kemi shpërdoruar shumë dhe prandaj jam i mërzitur. Jam shumë i kënaqur me lojën, jam i mërzitur vetëm për rezultatin. Në momentin që ata fituan penalltinë ne ishim me 10 lojtarë në fushë, na kapën në hapësirë. Arbitri ngeli me bilbil në gojë, nuk lejoi lojën dhe avantazhin, nuk ishte në lartësinë e ndeshjes. Në fund ishte rasti i dyshimtë ku lojtari i Teutës shtyu lojtarin tonë. Duhej të ishte 11-metërsh, për një prekje të lehtë e dhanë penallti kundër nesh, me dy standarte”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online