“Tani do ikim në shtëpi dhe nesër fillon stërvitja prapë”! Trajneri i Partizanit flet pas barazimit ndaj Kastriotit: Ndodh edhe kjo, pse jo…

Kastrioti është përballur me Partizanin në ndeshjen e parë të kësaj jave në Superiore. Ky takim është mbyllur në barazimin 1-1. Goli i parë i takimit u realizuar nga Tedi Cara me penallti në minutën e 54.

11-metërshi nuk la shumë vend për diskutime pasi Karakaci ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Skukës. Kjo ishte gjithçka që bëri Skuka për 90 minuta, teksa dukshëm zërat e merkatos kanë bërë që lojtari të jetë me mendje larg të kuqve.

Por barazimi i Kastriotit erdhi me anë të Zogajt në minutën e 66. Lojtari krutan veproi bukur me topin dhe lëshoi një predhë që përfundoi në cepin e rrjetës, për t’i dhuruar një tjetër rezultat negativ Partizanit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Kolela: “Kemi barazuar në një fushë shumë të vështirë. Kastrioti ka një skuadër shumë agresive, edhe ndodh që të barazosh, pse jo… Nuk jam dakort që Partizani po kalon një krizë. Ne futemi për të fituar në ndeshje, por jo gjithmonë arrijmë që t’i fitojmë. Tani do ikim në shtëpi dhe nesër fillon stërvitja prapë. Mund të punonim më mirë në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në fazën e qarkullimit të topit. Kjo është për meritë të Kastriotit dhe për shkakun e fushës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *